Sport
Sfidë ndaj Infantinos: UEFA nis kërkimin për liderin e ri të shtëpisë së futbollit botëror
Reklamë e Sponsorizuar
Përplasjet e ashpra në skenën ndërkombëtare të futbollit mes kreut të FIFA-s, Gianni Infantino, dhe liderëve të këtij sporti po njohin përmasa të reja, teksa fraksionet kundërshtare janë vënë në lëvizje për të gjetur një figurë që do ta sfidojë atë në garën zgjedhore të vitit të ardhshëm.
Mbledhja e Këshillit të FIFA-s e zhvilluar në Cyrih shfaqur hapur tensionet e mëdha që karakterizojnë aktualisht futbollin global. Sipas të dhënave të publikuara nga gazeta spanjolle AS, blloku më kritik ndaj Infantinos, i priprirë nga UEFA, u largua nga ky takim me bindjen e plotë se gjetja e një alternative është më se e domosdoshme.
Pavarësisht kësaj kture, ende nuk është konfirmuar asnjë emër zyrtar, ndërkohë që ka mbetur afërsisht një muaj deri në skadimin e afatit për dorëzimin e kandidaturave. Kjo e çon situatën në favor të Infantinos, i cili shpreh besim se disponon mbështetjen e mjaftueshme për të siguruar një mandat tjetër.
Diskutimet në qytetin zviceran zgjatën për më shumë se tri orë dhe nxorën në pah çarjet e thella mes emrave kryesorë të futbollit planetar, një ngërç ky që duket gjithnjë e më i vështirë për t'u sheshuar.
Gjatë seancës, Infantino ofroi sqarime dhe shfaqi keqardhje lidhur me dështimin e nismës FFE, përmes së cilës synohej komercializimi i një pjese të të drejtave për Kupën e Botës. Megjithatë, shpjegimet e dhëna dështuan t'i qetësojnë skeptikët.
“Ne nuk morëm përgjigje për asgjë nga ato që kishim kërkuar në mënyrë specifike”, deklaroi presidentja e Federatës Angleze të Futbollit (FA), Debbie Hewitt.
Në krahun tjetër, kreu i FIFA-s hodhi në tavolinë premtimin për investime prej 15 milionë dollarësh për secilën federatë kombëtare gjatë ciklit pasardhës. Pavarësisht kësaj, masa nuk është parë si e mjaftueshme për t'i zmbrapsur kundërshtarët më të vendosur, duke lënë të hapur betejën politike brenda organizatës.
Prioriteti kryesor për UEFA-n dhe konfederatën e Amerikës së Veriut, Qendrore dhe Karaibeve (CONCACAF) mbetet identifikimi i një kandidati të aftë për të marrë konsensusin e nevojshëm dhe për t'i bërë ballë Infantinos.
Edhe pse emrat e Nasser Al-Khelaifit dhe Victor Montaglianit janë përjashtuar nga bisedimet, në qarkullim si kandidatë potencialë janë përmendur së fundmi Lisa Klaveness, Michele Kang dhe Arsene Wenger.
Megjithatë, sipas gazetës AS, qarqet e futbollit evropian do të preferonin që sfiduesi të vijë nga një konfederatë tjetër, gjë që do të lehtësonte sigurimin e një mbështetjeje më të gjerë ndërkombëtare.
Emri i personalitetit që do të garojë përballë Infantinos duhet të zyrtarizohet deri më 18 nëntor, ndërsa zgjedhjet për presidencën e FIFA-s janë caktuar të mbahen më 18 mars në qytetin e Rabatit në Marok.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: