Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Masat e sigurisë: 16 protestuesit e arrestuar në Tiranë dalin nesër para togave të zeza

Redaksia Lajmetereja • 15-10-2026 17:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Masat e sigurisë: 16 protestuesit e arrestuar në Tiranë dalin nesër para togave të zeza
Gjashtëmbëdhjetë persona të ndaluar pas tubimit të 13 tetorit në kryeqytet do të paraqiten nesër (e premte) në Gjykatën Penale të Tiranës, ku pritet të caktohet masa e sigurisë ndaj tyre. Të arrestuarit akuzohen për një sërë veprash penale, duke përfshirë “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishjen e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkeljen e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, si dhe “Vjedhjen e bankave dhe arkave të kursimit”. Po ashtu, dosja e tyre përfshin akuza për “Shkatërrimin e pronës”, “Shkatërrimin e pronës me zjarr”, “Kundërshtimin e punonjësit të rendit publik” dhe “Prodhimin, mbajtjen, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Në zhvillimet e tjera, protesta e studentëve ka hyrë sot në ditën e saj të tretë, e shoqëruar me bojkot të procesit mësimor në shkollat e mesme dhe fakultetet jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të vendit. Këto zhvillime pasojnë tensionet e regjistruara gjatë ditës së mërkurë në kryeqytet, të cilat u shoqëruan me përplasje fizike, zjarrvënie dhe dëme të konsiderueshme materiale në infrastrukturë, institucione dhe biznese private. Si pasojë e situatës, Kuvendi ka vendosur të anulojë seancën plenare që ishte planifikuar për këtë të enjte. Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj ngjarjeve të së mërkurës, duke drejtuar akuza ndaj opozitës për tentativë për të penguar integrimin evropian të vendit, teksa ka theksuar se Shqipëria nuk do të lejojë kthimin pas.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar