Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Pas mbylljes së kapitullit me Argjentinën, Lionel Messi blen superjahtin prej 10 milionë eurosh

Redaksia Lajmetereja • 15-10-2026 14:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Pas mbylljes së kapitullit me Argjentinën, Lionel Messi blen superjahtin prej 10 milionë eurosh
Sulmuesi i Inter Miamit ka kurorëzuar largimin nga kombëtarja argëtinase me një investim marramendës në sektorin e luksin detar, duke shtuar në koleksionin e tij një mjet lundrues të prodhuesit të njohur "Sunreef". Në moshën 39-vjeçare, ylli i futbollit ka vendosur të shpërblejë veten pas një karriere të jashtëzakonshme me ngjyrat e vendit të tij, duke blerë modelin ekskluziv "Ultima 88", vlera e të cilit llogaritet mes 8 dhe 10 milionë eurove. Jahti luksoz, i cili arrin një gjatësi prej 28 metrash, fuqizohet nga dy motorë të fuqishëm me nga 1000 kuajfuqi secili, duke garantuar performancë dhe komoditet maksimal në det të hapur. Kjo perlë e detit shquhet për arkitekturën e saj moderne, teknologjinë e avancuar dhe elegancën e spikatur, ndërsa hapësirat e brendshme përfshijnë shtatë kabina madhështore, një pishinë hidromasazhi, zona të dedikuara për çlodhje dhe një garazh të përshtatshëm për mjetet ujore. Duke komentuar këtë blerje të re, vetë futbollisti u shpreh se lundrimi ka qenë gjithmonë një pasion i madh për të dhe familjen e tij. “Unë dhe familja ime kemi dashur gjithmonë ta kalojmë kohën në det. Këto jahte dallohen për stilin dhe karakteristikat që u përgjigjen në mënyrë perfekte rrethanave tona. Mezi po pres ta provoj”, – deklaroi Messi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar