Sport
Spektakli në Split: Marshimi i tifozëve para ndeshjes Hajduk – Ajax njolloset nga thirrje skandaloze
Reklamë e Sponsorizuar
Atmosfera ka arritur kulmin në qytetin e Splitit, ku gjithçka është gati për nisjen e supersfidës evropiane në stadiumin “Polud”.
Skuadra e Hajdukut të Splitit do të përballet me gjigantin holandez Ajax, me takimin që është caktuar të nisë nga ora 18:45, ndërsa rrugët e qytetit bregdetar tashmë janë vërshuar nga tifozët dhe ethet e këtij duelit të madh futbollistik.
Megjithatë, para se të nisë ndeshja, tubimi i mbështetësve ka marrë një kthesë të papritur. Tifozët u mblodhën fillimisht në një zonë të gjelbër pranë pemës së kaltër, përballë ndërtesës së FINA-s, prej ngau organizuan në një marshim masiv drejt stadiumit “Polud”.
Por, ky organizim është përcjellë me incidente verbale dhe thirrje me përmbajtje fyese e antisemitike.
Sipas dëshmive dhe burimeve mediatike kroate, nga gjiri i turmës në lëvizje janë dëgjuar thirrje skandaloze dhe fashiste, mes të cilave edhe fraza “Hajde, hajde, ustashët”, duke hedhur hije mbi atmosferën sportive të ngjarjes.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: