Aktuale
Muaj pas largimit nga “Big Brother VIP Kosova”, Fjolla Morina zbulon arsyet e vërteta të vendimit të saj
Reklamë e Sponsorizuar
Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, ka vendosur të thyejë heshtjen duke treguar arsyet e forta që e shtynë drejt largimit të parakohshëm nga formacioni i njohur televiziv “Big Brother VIP Kosova”.
E ftuar në një intervistë për “Artistët Shqiptarë”, përballë gazetarit Butrint Pasjaqa, artistja sqaroi se faktori kryesor që ndikoi në vendimin e saj ishte pamundësia për të duruar padrejtësitë dhe dinamikat e tensionuara brenda shtëpisë më të famshme në vend.
“Nuk mundem padrejtësitë me i duru kështu që ma mirë që dola. Nuk mundem zhurma unë potera palidhje si gratë e këqija, tu u përla, tu bo, leje pashë zotin. [me diskutu] në mënyrë pak më të mirë, jo me shku në grada ZHGL kategorie, nuk ja vlen, nuk jemi na asi gradë, nuk e kemi bo jetën, investimin , krejt këto që e kemi ndërtu nuk jemi na deri qaty, e duron e duron një muaj, edhe thjesht u mërzita për familjen time, as paret nuk vyjnë send, jam mërzit për çikën time e kam lane vetë, sa i prish nervat nuk po më vyjnë as 100 mijë euro”, u shpreh ajo gjatë bisedës.
Krahas pakënaqësisë me atmosferën e krijuar, ajo pranoi se malli i madh për të afërmit, e sidomos për vajzën e saj, ishte një tjetër shtysë vendimtare, duke dëshmuar se as shpërblimi monetar nuk mund të kompensonte qetësinë e saj shpirtërore.
Gjatë kësaj rrëfimi televiziv, Morina u ndal edhe te raportet me banorët e tjerë, duke hedhur akuza se çdo deklaratë e saj keqkuptohej dhe shtrembërohej nga konkurrentët e tjerë.
“Çdo fjalë që e lëshojshe ai e ka marrë me një ‘spicë’, që ti po i thu për diçka edhe mirë me i folë”, përfundoi ajo.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: