Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Inspektim në veri: Zyrtarët e lartë të NATO-s, KFOR-it dhe Policisë shohin nga afër patrullimet e përbashkëta

Redaksia Lajmetereja • 15-10-2026 12:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Inspektim në veri: Zyrtarët e lartë të NATO-s, KFOR-it dhe Policisë shohin nga afër patrullimet e përbashkëta
Admirali George M. Wikoff, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli (JFC Naples), së bashku me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, dhe drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, kanë ndërmarrë sot një vizitë zyrtare në veriun e vendit. Gjatë këtij terreni, delegacioni i lartë ka ndjekur nga afër angazhimin e trupave paqeruajtëse dhe efektivëve policorë, të cilët po zhvillonin operacione patrullimi të përbashkëta në këtë zonë. Në kuadër të kësaj vizite, sipas komunikatës zyrtare të lëshuar nga KFOR-i, admirali Wikoff dhe gjeneralmajor Vergori kanë zhvilluar një takim pune me kryetarin e Komunës së Zubin Potokut, Milosh Peroviq, ku është analizuar gjendja aktuale e sigurisë në atë rajon. “KFOR-i vazhdon të vlerësojë rregullisht situatën në terren, të angazhohet me të gjitha komunitetet dhe të ruajë gatishmërinë operacionale. Ai mbetet i përkushtuar për përmbushjen e misionit të tij me profesionalizëm dhe paanshmëri”, thuhet në njoftim.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar