Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Udhëzuesi zyrtar: Sa kohë zgjasin realisht ushqimet e ngrira pa humbur shijen dhe vlerat?

Redaksia Lajmetereja • 15-10-2026 11:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Udhëzuesi zyrtar: Sa kohë zgjasin realisht ushqimet e ngrira pa humbur shijen dhe vlerat?
Pavarësisht faktit se ushqimet e vendosura në ngrirje në temperaturën rreth -18°C mbeten plotësisht të sigurta për konsum për një periudhë tejet të gjatë, afatet e rekomanduara të ruajtjes në fakt tregojnë kohëzgjatjen se kur ushqimi arrin të ruajë shijen dhe cilësinë e tij optimale. Sipas të dhënave nga Departamenti i Shëndetësisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një gamë e gjerë e ushqimeve të ngrira e mbajnë cilësinë e tyre më të lartë për të paktën dy muaj, ndërsa kategori specifike të mishrave dhe perimeve mund të ruhen në kushte optimale edhe për periudha më të gjata kohore. Nga ana tjetër, Keith Warriner, i cili është profesor i shkencës së ushqimit pranë Universitetit Guelph në Kanada, thekson se procesi i ngrirjes ndikon drejtpërdrejt në strukturën e brendshme të ushqimit, për shkak se kristalet e akullit shkaktojnë dëmtime në qelizat ushqimore. Sa i përket mishit dhe shpendëve të gatuar, ata mund të ruajnë cilësi shumë të mirë për një afat kohor që sillet mes dy dhe gjashtë muajve. Ndërkaq, ushqimet e mbetura si picat apo copëzat e pulës, sugjerohet të konsumohen brenda një deri në tre muaj. Lidhur me mishin e grirë të viçit, gjelit të detit apo pulës, ai e ruan shijen dhe cilësinë më së miri për rreth tre deri në katër muaj. Nga ana tjetër, copat më të mëdha të mishit të viçit dhe qengjit, siç janë biftekët, brinjët apo mishi i dedikuar për pjekje, mund të ruhen me sukses për një periudhë që nis nga katër muaj deri në një vit. Një pulë ose gjel deti i plotë dhe i pagatuar mund të qëndrojë në ngrirje deri në një vit të plotë. Ndërkaq, pjesët e veçanta të shpendëve, ku pëfshihen gjoksi, krahët apo kofshët, ruajnë cilësinë e tyre më të mirë për afërsisht nëntë muaj. Megjithatë, shpendët e gatuar kanë jetëgjatësi më të shkurtër dhe rekomandohet të hënren brenda rreth katër muajve. Peshqit me nivel të ulët yndyre ruajnë cilësinë e lartë për rreth gjashtë deri në tetë muaj, ndërsa peshqit me yndyrë kërkojnë konsumim shumë më të hershëm. Llojet e pasura me yndyrë, siç janë salmoni dhe skumbri, preferohet të konsumohen brenda dy ose tre muajve. Në kategorinë e perimeve, shumica e tyre mund të mbahen në ngrirje për rreth tetë deri në 12 muaj, sidomos nëse trajtohen në mënyrën e duhur paraprakisht. Për shumë lloje perimesh këshillohet zbardhja e shkurtër në ujë të vluar para ngrirjes, pasi kjo teknikë ngadalëson dukshëm ndryshimet në ngjyrë, shije dhe strukturë. Megjithatë, jo çdo perime i përshtatet ngrirjes. Ushqimet që përmbajnë sasi të lartë uji, si sallata jeshile, domatet, trangujt dhe patatet e pagatuara, priren të bëhen të buta, të qullëta ose tepër të ujshme pasi shkrihen. Frutat në përgjithësi ruajnë cilësinë e tyre më të mirë për rreth gjashtë muaj, edhe pse disa lloje mund të zgjasin më gjatë. Ngrirja dalë shumë e dobishme për frutat e imëta si manaferrat dhe boronicat, të cilat mund të shërbejnë mjaft mirë për përgatitjen e ëmbëlsirave, pavarësisht se struktura e tyre ndryshon pas shkrirjes krahasuar me frutat e freskëta. Buka mund të ruhet në gjendje të mirë në ngrirje për rreth tre muaj. Këshillohet që buka të pritet në feta përpara se të futet në ngrirje, në mënyrë që të shkrihet vetëm sasia që ju duhet për momentin. Po ashtu, është thelbësore që ajo të mbështillet hermetikisht për të shmangur kontaktin me ajrin dhe për të parandaluar tharjen e saj. Në fund, vlen të theksohet se ka ushqime të caktuara që nuk duhet të nshihen kurrë në ngrirje. Këtu hyjnë vezët e freskëta dhe ato të ziera fort, sallata jeshile, domatet, trangujt dhe patatet e gjalla.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar