Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Gareth Southgate thyen heshtjen: Pse nuk do ta shihni kurrë në krye të një klubi të Premier League

Redaksia Lajmetereja • 15-10-2026 10:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Gareth Southgate thyen heshtjen: Pse nuk do ta shihni kurrë në krye të një klubi të Premier League
Ish-përzgjedhësi i Përfaqësueses së Anglisë, Gareth Southgate, ka hedhur poshtë çdo mundësi që në të ardhmen të marrë drejtimin e ndonjë skuadre në elitën e futbollit anglez, Premier League. 56-vjeçari është i papunë që prej momentit kur dha dorëheqjen ngankryesimi i “Tre Luanëve”, pasi arriti deri në finalen e Kampionatit Evropian “Euro 2024”, ku u mposht nga Spanja. Përvoja e tij e fundit në nivel klubesh daton që nga viti 2006, kohë kur drejtoi për tri sezone skuadrën e Middlesbrough. Kohët e fundit, emri i tij ishte lakuar shpesh në media për disa pankina të rëndësishme në Angli, përfshirë këtu edhe atë të Manchester United. Megjithatë, vetë Southgate ka qenë i prerë: “Nuk e imagjinoj dot një skenar ku mund të ndodhë diçka e tillë”. Më tej, ai ka zbuluar detaje rreth gjendjes së tij emocionale gjatë periudhës së fundit në krye të kombëtetores. “Drejt fundit të kohës sime me Anglinë, nuk po e shijoja më punën. Të paktën për një periudhë, ishin fitoret ato që më mbanin në jetë”, u shpreh ai. “Në fund, nuk i shijoja më as triumfet, përveç ndoshta për dy minuta. Kështu që, pothuajse nuk kam parë fare futboll”, pranoi Southgate. “Shkova në finalen e Kupës FA për të parë skuadrën time të zemrës, Crystal Palace, teksa fitonte trofeun e parë. Që atëherë, nuk kam shkelur më në asnjë stadium. Për pasojë, dëshira ime për t’u përfshirë sërish në futboll ka ndryshuar rrënjësisht“, përfundoi trajneri.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar