Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

“Turp, e largove nga puna!” – Time Kadrijaj i jep Albin Kurtit fotografinë me ish-bashkëveprimtarin Ernest Luma

Redaksia Lajmetereja • 15-10-2026 10:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
“Turp, e largove nga puna!” – Time Kadrijaj i jep Albin Kurtit fotografinë me ish-bashkëveprimtarin Ernest Luma
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Albin Kurti gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, duke i sjellë në vëmendje shkarkimin e gazetarit Ernest Luma nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK), me të cilin dikur ndante të njëjtat angazhime në lëvizjen studentore. Gjatë fjalës së saj, Kadrijaj e ka konsideruar këtë vendim si një akt të papranueshëm dhe të turpshëm, ndërsa në shenjë revolte i ka dorëzuar kreut të ekzekutivit një fotografi të vjetër ku shfaqen së bashku me Lumën në vitet e studentore. “Ernest Luma është një gazetar me integritet dhe personalitet. Si mundet Albin Kurti shokun e vet të lëvizjes studentore me e largu nga puna. Kjo është turp, kjo është marre. Reflekto kryeministër se e ke pas shok e ke shok dhe mos i lejo këto borde dhe këta njerëz politik me largu gazetar që janë me integritet. Foton po ta dhuroj dhe shiko çfarë turpi po bën”, u shpreh Kadrijaj nga foltorja e Kuvendit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar