Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Modeli i suksesit në Obiliq: Si arriti komuna të shndërrojë sfidën e mbeturinave në histori pastërtie

Redaksia Lajmetereja • 15-10-2026 09:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Modeli i suksesit në Obiliq: Si arriti komuna të shndërrojë sfidën e mbeturinave në histori pastërtie
Përderisa grumbujt e qeseve të mbeturinave nëpër rrugë, kontejnerët e stërmbushur dhe aromat e rënda mbeten një shqetësim i përditshëm për shumë banorë anekënd vendit, komuna e Obiliqit ka dëshmuar se një realitet i tillë mund të ndryshojë rrënjësisht. Prej datës 1 qershor të këtij viti, administrimi i mbeturinave në këtë zonë i është besuar ndërmarrjes publike lokale “Kastrioti”. Përmes operimit me dy ndërrime, një qasjeje fleksibile dhe angazhimit të vazhdueshëm në terren, synohet që mbeturinat të mos shndërrohen në pengesë afatgjatë, duke e kthyer pastërtinë nga një luks në standard të përditshëm për çdo qytetar. Kryeshefi ekzekutiv i NPL “Kastrioti”, Flakron Mjekiqi, vë inatin se ky sukses është rezultat i drejtpërdrejtë i bashkëpunimit të ngushtë me pushtetin lokal dhe koordinimit efikas të punëve të përditshme, të cilat kanë ngritur ndjeshëm cilësinë e shërbimeve. “Obiliqi ka marrë në dorë fatin e pastërtisë së vet dhe rezultatet flasin vetë në terren. Që nga 1 qershori 2026, NPL Kastrioti ka marrë përsipër menaxhimin e mbeturinave, duke dëshmuar se përkushtimi sjell efikasitet. Kemi ngritur standardin e shërbimeve, kemi optimizuar oraret e largimit dhe po kujdesemi për çdo lagje e fshat. Ky sukses s’do të ishte arritur pa mbështetjen e palëkundur të qeverisjes lokale nën udhëheqjen e kryetarit Halil Thaçi dhe ekzekutivit komunal. Një rol kyç luan edhe angazhimi i palodhur i menaxherit për grumbullimin e mbeturinave, Labinot Mirena. Ndonëse nuk dëshirojmë të merremi me sfidat e komunave të tjera, si Prishtina, pasi secila ka specifikat e veta, shembulli ynë tregon se kur ndërmarrja gëzon mbështetjen e plotë të kryetarit dhe ekzekutivit, rezultatet nuk mungojnë,” deklaron Mjekiqi. Për të mbajtur çdo cep të qytetit dhe zonave rurale të pastër, ndërmarrja vazhdon punën me orar të dyfishtë, duke garantuar një shërbim të rregullt dhe të qasshëm për të gjithë banorët. Mjekiqi beson se ky model funksional mund të merret si shembull edhe nga komunat e tjera të rajonit, duke potencuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional. “Komunat e tjera duhet të marrin shembull, sepse Obiliqi ka krijuar një ndikim të dukshëm në Rrafshin e Kosovës, duke përfshirë Prishtinën dhe rrethinën. Më parë pastërtia nuk ka qenë në nivelin e duhur, ndryshe nga kjo periudhë pas 1 qershorit 2026 nën menaxhimin tonë. Falë këtij bashkëpunimi, sot Obiliqi renditet ndër qytetet më të pastra. Puna me dy ndërrime dhe përvoja e mëparshme e menaxherit tonë, Labinot Mirena, e fituar te kompania ‘Pastrimi’, kanë qenë vendimtare,” shton ai. Ndryshimet pozitive në terren po vërehen më së miri nga vetë banorët e Obiliqit, të cilët shprehen të lumtur me shërbimet e ofruara dhe largimin e rregullt të mbeturinave. Banori Asllan Zhinipotoku pohon se operimi sipas orarit ka sjellë përmirësim të dukshëm të ambientit. “Nuk kemi asnjë problem, ata vijnë rregullisht sipas orarit dhe e marrin mbeturinën. Pastërtia është në nivelin e duhur dhe vërtet jemi shumë të kënaqur,” thekson ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar