Politikë
Padia për shpifje, Përparim Rama paralajmëron hapa ligjorë ndaj deputetit të Vetëvendosjes
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndërmarrë hapa ligjorë duke paralajmëruar një padi civile për shpifje dhe kërkim dëmshpërblimi jomaterial kundër deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi.
Reagimi i kreut të kryeqytetit vjen pas deklaratave të bëra nga ligjvënësi i partisë në pushtet, të cilat Rama i ka cilësuar si të papranueshme dhe tejkalim të kompetencave institucionale, duke nënvizuar se subjektet politike nuk mund të marrin atributet e organeve të drejtësisë.
“Kur një deputet kërcënon publikisht me arrestime e dënime, duke folur me siguri në emër të drejtësisë, atëherë kemi problem serioz. As Egzon Azemi, as Vetëvendosje dhe asnjë parti politike nuk janë prokurori, gjykatë apo organ i drejtësisë në Republikën e Kosovës! Drejtësia nuk ndahet në zyrat e partive politike. Fajësia nuk përcaktohet me statuse në Facebook dhe askush nuk shpallet fajtor sipas dëshirave të pushtetit”, ka shkruar ndër të tjera Rama.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: