Politikë
Deputetja italiane flet për situatën në Kosovë: Paqja është e brishtë, roli i NATO-s është jetik
Reklamë e Sponsorizuar
Deputetja italiane, Paola Chiese, ka bërë një deklaratë publike lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë, pas ceremonisë së ndërrimit të komandës së KFOR-it, e cila u mbajt ditën e sotme, ku gjeneralmajori turk Ozkan Ulutas ia dorëzoi detyrën gjeneralmajorit italian Roberto Vergori.
Përmes një postimi të saj, ligjvënësja nga Italia e ka cilësuar misionin e trupave paqeruajtëse të NATO-s në territorin kosovar si jashtëzakonisht të ndjeshëm, duke ndalur theksin te rrethanat aktuale të sigurisë.
Sipas Chiese, ekuilibri i arritur në vend mbetet i ndjeshëm, ndërkohë që procesi i dialogut politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit po ecën përpara me hapa të ngadaltë e sfida të shumta.
“Misioni në Kosovë mbetet edhe sot një mision tejet delikat. Stabiliteti i arritur është i brishtë, në veri tensionet shpërthejnë periodikisht, ndërsa dialogu politik ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës përparon me vështirësi. Në këtë kontekst, prania e NATO-s dhe e Forcave të Armatosura është thelbësore për ruajtjen e paqes dhe garantimin e sigurisë për të gjitha komunitetet,” ka shkruar ndër të tjera ajo.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: