Sport
Kylian Mbappe drejt historisë në Champions League: Sonte thyen rekordin e Lionel Messit kundër Romës
Reklamë e Sponsorizuar
Real Madridi do të zbresë sonte në fushën e Romës për sfidën e vlefshme për javën e dytë të grupeve në UEFA Champions League, një takim që pritet të jetë i jashtëzakonshëm për yllin e sulmit, Kylian Mbappe.
Përfaqësuesi i kombëtares franceze deri më tani ka numëruar saktësisht 99 paraqitje në këtë kompeticion elitar, të ndara mes tri skuadrave të ndryshme: Monacos, Paris Saint-Germain dhe Real Madridit. Me zbritjen e tij në fushë mbrëmjen e sotme në kryeqytetin italian, ai do të regjistrojë zyrtarisht ndeshjen e tij të 100-të në Evropë.
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga UEFA, ky moment shënon një kthesë historike për karrierën e lojtarit. Mbappe do të shkruajë emrin e tij në historinë e futbollit si futbollisti më i ri ndonjëherë që prek shifrën e 100 ndeshjeve në Champions League, duke lënë pas rekordin e deritanishëm që mbahej nga argjentinasi Lionel Messi.
Faktori vendimtar në këtë arritje është mosha. Sulmuesi francez do të jetë vetëm 27 vjeç e 298 ditësh gjatë kësaj përballjeje. Nga ana tjetër, Messi kishte mbushur 28 vjeç e 84 ditë kur regjistroi paraqitjen e tij të jubileut të njëqindtë me fanellën e Barcelonës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: