Sport
Egnatia kërkon histori në arenën ndërkombëtare, rrogozhinasit gati për debutimin e madh në Europë
Reklamë e Sponsorizuar
Futbolli shqiptar bëhet gati për një tjetër moment historik në skenën ndërkombëtare. Për herë të parë pas afërsisht një dekade, që nga koha e paraqitjeve të paharrueshme të Skënderbeut në fazën e grupeve të Europa League, një skuadër nga Superiore do të synojë të lërë gjurmë në kompeticionet e kontinentit të vjetër, teksa Egnatia do të regjistrojë këtë të enjte debutimin e saj historik në Conference League.
Klubi nga Rrogozhina po përjeton momente magjike, ndërkohë që grupi është i vetëdijshëm për peshën dhe përgjegjësinë e madhe që mbart për të qenë përfaqësuesi mé dinjitoz i futbollit tonë kombëtar në këtë sfidë të lartë.
Si mbajtës aktualë të trofeut të kampionatit shqiptar, lojtarët e Egnatias janë të motivuar për të regjistruar rezultate inkurajuese që do t'i mbanin gjallë shanset dhe ëndrrën e madhe për një kualifikim historik drejt fazës pasardhëse të turneut.
Kjo përballje e parë europiane për rrogozhinasit do t'i vërë ata përballë skuadrës daneze të Midtjylland. Ndeshja është planifikuar të luhet këtë të enjte, duke filluar nga ora 18:45, në fushën e “Arenës Kombëtare” në kryeqytet.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: