Aktuale
Moti për të mërkurën: Vranësira, reshje të izoluara bore dhe kthjellime graduale
Reklamë e Sponsorizuar
Për ditën e mërkurë, parashikimet meteorologjike tregojnë një mot të ndryshueshëm, ku do të mbizotërojnë vranësirat, por nuk do të mungojnë as intervalet me diell.
Sipas të dhënave, vranësirat do të jenë më të pranishme në zonën e Rrafshit të Kosovës. Ndërkohë, gjatë pjesës së parë të ditës, ekziston mundësia e reshjeve të izoluara, të cilat do të përqendrohen kryesisht në viset malore, ku pritet të bien në formë bore.
Megjithatë, situata meteorologjike pritet të përmirësohet gjatë orëve në vijim, pasi vranësirat do të fillojnë të tërhiqen gradualisht nga i gjithë territori i vendit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: