Sport
Nata e Champions League: Sporting triumfon në Francë, Sabah shkruan historinë me fitoren e parë
Reklamë e Sponsorizuar
Dy përballjet e para të mbrëmjes në Champions League kanë sjellë rezultate domethënëse, duke konfirmuar formën e mirë të Sporting Lisbonës dhe suksesin e parë historik të Sabahut në arenën elitare evropiane.
Në Francë, Sporting Lisbona ka arritur të marrë një fitore të pastër 0:2 ndaj Lensit. Portugezët zhbllokuan rezultatin në minutën e 24-të, kur pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Irankundës, Luis Suarez u tregua i saktë para portës duke gjetur rrugën e rrjetës. Rezultati përfundimtar u vendos në minutën e 74-të nga Issa Doumbia, i cili shfrytëzoi për mrekulli pasimin e Andersenit, duke vulosur triumfin e skuadrës së tij.
Ndërkohë, në Baku, skuadra e Sabahut ka shkruar histori duke regjistruar fitoren e parë në historinë e saj në Champions League, pasi mundi Slavia Pragën me rezultatin 2:0. Pas një pjese të parë të mbyllur pa gola, vendasit shtuan presionin në fraksionin e dytë.
Zhbllokimi i sfidës erdhi në minutën e 49-të nga xhamajkani Kaheem Parris, ndërsa goli i sigurisë u shënua nga Joy-Lance Mickels në minutën e 88-të. Ky sukses merr një vlerë të veçantë për Sabahun, duke qenë se klubi po debuton në këtë fazë të kompeticionit, ndërsa është themeluar vetëm në vitin 2017.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: