Kronikë
Kapet në Klinë duke vozitur 108 km/h mbi kufizimin e lejuar, shoferi dënohet me 300 euro dhe 3 muaj ndalim të vozitjes
Reklamë e Sponsorizuar
Një shofer është gjobitur me 300 euro dhe i është ndaluar drejtimi i automjeteve për tre muaj, pasi u kap duke vozitur me 158 km/h në një zonë ku shpejtësia e lejuar ishte 50 km/h.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti është evidentuar më 11 tetor, kur në Stacionin Policor në Klinë është pranuar një video-incizim i publikuar në rrjetet sociale, ku shihej ngasësi duke tejkaluar dukshëm kufizimin e shpejtësisë në fshatin Klinavc.
Pas veprimeve hetimore dhe operative, më 12 tetor 2026, policia ka arritur ta identifikojë shoferin.
Ndaj tij janë shqiptuar gjobë prej 300 eurosh, tri pikë negative dhe masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike për tre muaj.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: