Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

“100 Euro, dy herë ka 50”, dalin para gjyqit mjekët që dyshohen se morën ryshfet për të ofruar shërbimet në Spitalin e Vushtrrisë

Redaksia Lajmetereja • 13-10-2026 16:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
“100 Euro, dy herë ka 50”, dalin para gjyqit mjekët që dyshohen se morën ryshfet për të ofruar shërbimet në Spitalin e Vushtrrisë
Publikuar më: Njëmbëdhjetë persona janë deklaruar të pafajshëm në seancën fillestare në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, në rastin ku dy kirurgë të Spitalit të Përgjithshëm “Sheikh Zayed” në Vushtrri, Valdet Rexhepi dhe Ekrem Sefiju, akuzohen për marrje ryshfeti, ndërsa nëntë të tjerët dyshohen se u kanë dhënë para në këmbim të shërbimeve mjekësore. Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj kirurgëve Valdet Rexhepi dhe Ekrem Sefiju për veprën penale “Marrje ryshfeti”, ndërsa Florim Veliu, Besim Grajqefci, Blerim Aliu, Fetah Xhafa, Kamer Hyseni, Labinot Kadriu, Selim Nishori, Berat Qafëleshi dhe Valdet Imeri dyshohen për veprën penale “Dhënie ryshfeti”. Sipas aktakuzës, Rexhepi akuzohet për gjashtë raste të marrjes së ryshfetit, ndërsa Sefiju për tri raste të së njëjtës vepër penale.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar