Sport
Bashkëpunimi ushtarak, komandanti i Forcave Tokësore, Mehmet Lladrovci pret gjeneralin turk Sebahattin Kilinç
Reklamë e Sponsorizuar
Komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral brigade Mehmet Lladrovci, ka mirëpritur sot në një takim zyrtar Komandantin e Komandës së Përbashkët Strategjike Ndërkombëtare, gjenerallejtënant Sebahattin Kilinç.
Gjatë këtij takimi, që u zhvillua në ambientet e Komandës së Forcave Tokësore (KFT) në një frymë miqësore dhe bashkëpunimi profesional, në fokus të bisedës ishin zhvillimet e fundit në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Vëmendje e veçantë iu kushtua fuqizimit të kapaciteteve operacionale të KFT-së. Me këtë rast, delegacioni nga Turqia shprehu gatishmërinë për të ndarë ekspertizën e Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, duke ofruar mundësi shtesë për shkollimin dhe trajnimin e avancuar të trupave të FSK-së.
Në fund të takimit, të dyja palët konstatuan se partneriteti mes dy forcave është në nivele të shkëlqyera, ndërsa riafirmuan angazhimin e përbashkët për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ushtarak në të ardhmen.
Gjeneral brigade Lladrovci i drejtoi një falënderim të sinqertë gjenerallejtënant Kilinç dhe delegacionit shoqërues për vizitën e tyre, si dhe për shkëmbimin e ideve gjatë një bisede të hapur dhe konstruktive.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: