Kronikë
Aksion blic në Podujevë: Teknologjia inteligjente e policisë kap 15 makina të paregjistruara për vetëm tri orë
Reklamë e Sponsorizuar
Në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për forcimin e sigurisë në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve tragjike, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor ka ndërmarrë një plan operativ të jashtëzakonshëm në rajonin e Podujevës, ku janë përdorur vetura dhe pajisje të sofistikuara inteligjente për monitorimin e qarkullimit.
Gjatë këtij kontrolli intensiv, vetëm në një aks rrugor rajonal dhe brenda një periudhe prej tri orësh, sistemet e avancuara policore kanë pikasur dhe ndalur plot 15 automjete që qarkullonin nëpër rrugët publike pa qenë të regjistruara.
Sipas informacioneve zyrtare, ndaj drejtuesve të mjeteve që kanë shkelur ligjin janë marrë masa e menjëhershme ndëshkimore, të cilat përfshijnë largimin e menjëhershëm të automjeteve nga qarkullimi rrugor, si dhe shqiptimin e gjobave konform dispozitave ligjore në fuqi.
“Policia e Kosovës i bënë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të bëjnë regjistrimin me kohë të mjeteve të tyre motorike. Përdorimi i teknologjisë dhe veturave inteligjente do të vazhdojë në mënyrë intensive në të gjitha rrugët e rajonit për të garantuar siguri më të madhe për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftim.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: