Aktuale
“Skelet dhe thi”, përballja e ashpër e Selin Bollatit me komentuesen në rrjetet sociale
Reklamë e Sponsorizuar
Selin Bollati ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, pasi është bërë sërish shënjestër e fyerjeve të ulëta në lidhje me paraqitjen e saj fizike dhe format e trupit.
Përmes një postimi në InstaStory, ajo ka ndarë me publikun mesazhin skandaloz të një ndjekëseje, e cila i ishte drejtuar me fjalët: “O skeleti njëherë, çfarë je ngritur si thi”.
Reagimi i Selinit nuk ka vonuar, duke zgjedhur që situatës t'i përgjigjet me një dozë të fortë ironie. Ajo ka shkruar: “Përshëndetje, zonja këtu? Që më quan skelet dhe thi, pra praktikisht jam një skelet thiu. Si t’i përgjigjem unë, hë?”.
Në një postim vijues, ajo ka vënë në pah qëndrimin e saj se ndihet plotësisht e përmbushur dhe e lumtur me trupin që ka, duke shtuar prerazi se nuk ka ndërmend të ndryshojë stilin e jetesës vetëm për t'i pëlqyer paragjykimeve të të tjerëve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: