Kronikë
Arsim Bajrami: Vendimi i Speciales, traumë dhe tronditje e rëndë për kombin tonë
Reklamë e Sponsorizuar
Profesori universitar Arsim Bajrami e ka cilësuar vendimin e fundit të Gjykatës Speciale në Hagë si një goditje të rëndë për vendin. Sipas tij, kjo masë ka lënë pasoja psikologjike te qytetarët e Kosovës, pas një dekade pritjeje që nga themelimi i këtij institucioni.
I ftuar në emisionin "Info Magazine", Bajrami theksoi se përmes këtij vendimi është shpërdoruar besimi i qytetarëve dhe i Kuvendit të Kosovës. Ai kujtoi se krijimi i kësaj gjykate ishte një hap tejet i vështirë, i cili, sipas vlerësimit të tij, nuk do të ndërmerrej kurrë nga një shtet normal.
Eksperti i fushës juridike drejtoi kritika të ashpra ndaj fjalimit hyrëse të kryetarit të trupit gjykues, duke e quajtur atë haptazi politik. Ai argumtoi se ky fjalim ka krijuar një pasqyrë të shtrembëruar të historisë, e cila mund ta orientojë gabimisht një evropian të painformuar, duke krijuar përshtypjen e rreme se shqiptarët kanë qenë agresorë ndaj Serbisë.
Gjithashtu, Bajrami vuri në dukje se gjatë seancës u anashkalua tërësisht misioni i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si forcë çlirimtare, e cila u ngrit për të mbrojtur popullsinë nga dhuna sistematike dhe gjenocidi i ushtruar nga regjimi serb.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: