Sport
Tragjedia në Ferizaj: Ndalohet një person pas vdekjes së punëtorit që ra nga lartësia
Reklamë e Sponsorizuar
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka marrë masën e ndalimit prej 48 orësh ndaj një personi me inicialet B.T., i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Cen Dugolli” në qytetin e Ferizajt, ku një punëtor ka pësuar rënie nga lartësia teksa ishte duke kryer punime në një kantier ndërtimi, pasojë kjo që i ka kushtuar atij jetën. Ekipi mjekësor kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendngjarje, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është përcjellë për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Pas marrjes së informacioneve, prokurori kujdestar ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka udhëzuar Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin e Punës që të angazhohen në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave në të cilat ndodhi tragjedia.
Nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është bërë e ditur se ndaj të dyshuarit do të ndërmerren hapat e mëtutjeshëm proceduralë, konform afateve ligjore në fuqi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: