Aktuale
Humbi rrugën dhe pësoi dëmtim në këmbë, shpëtohet turisti amerikan në Vlorë pas një operacioni të vështirë
Reklamë e Sponsorizuar
Një operacion dramatik kërkim-shpëtimi është mbyllur me sukses në zonën e Bristanit në Vlorë, ku është lokalizuar dhe shpëtuar një shtetas amerikan, i cili kishte pësuar një dëmtim në gjymtyrë dhe kishte humbur orientimin gjatë lëvizjeve të tij.
Sipas të dhënave paraprake, ndërhyrja e autoriteteve ka nisur rreth orës 18:00, menjëherë pas marrjes së njoftimit se turisti i huaj ndodhej në vështirësi dhe kishte nevojë urgjente për ndihmë. Për shkak të terrenit të vështirë, në aksion u angazhuan trupat e Njësisë Speciale Delta, të cilët krehën zonën përmes operacioneve tokësore.
Falë angazhimit intensiv dhe kërkimeve që zgjatën rreth tre orë, rreth orës 20:45, grupi i shpëtimit arriti të binte në gjurmët e shtetasit amerikan dhe ta lokalizonte atë në gjendje të sigurt.
Më pas, forcat operacionale nisën menjëherë transportimin e tij drejt qytetit të Vlorës. Turisti pritet t'i nënshtrohet një ekzaminimi të detajuar mjekësor për të marrë ndihmën e nevojshme dhe për të verifikuar gjendjen e tij shëndetësore.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: