Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Operacion dramatik në Vlorë: Humb orientimin dhe lëndohet në këmbë, shpëtohet turisti amerikan

Redaksia Lajmetereja • 13-10-2026 05:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Një operacion shpëtimi i kurorëzuar me sukses është zhvilluar mbrëmjen e sotme në zonën e Bristanit në Vlorë, ku një shtetas amerikan ka mbetur i bllokuar pasi është dëmtuar në gjymtyrë dhe ka humbur orientimin në terrenin e vështirë. Sipas të dhënave paraprake, alarmi për turistin që kishte nevojë urgjente për ndihmë është dhënë rreth orës 18:00. Për lokalizimin e tij është ngritur menjëherë një grup pune nga forcat e Njësisë Speciale Delta, të cilët kanë krehur zonën përmes operacioneve tokësore. Pas rreth tre orësh kërkimesh intensive, falë ndërhyrjes së strukturave speciale, rreth orës 20:45, turisti amerikan është arritur të gjendet shëndoshë e mirë në vendin ku kishte humbur. Aktualisht, shtetasi i huaj po transportohet drejt qytetit të Vlorës, ku do t'i nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme mjekësore për të marrë ndihmën e duhur shëndetësore dhe për të konstatuar gjendjen e tij fizike.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar