Aktuale
Tragjedia në Gjilan: Familjari dedikon fjalë prekëse 29-vjeçarit që dyshohet se u vra nga i ati
Reklamë e Sponsorizuar
Një anëtar i familjes së 29-vjeçarit, i cili dyshohet se mbeti i vrarë nga dora e babait të tij në fshatin Pogragjë të Gjilanit, ka ndarë dhimbjen e tij me ndjekësit përmes një postimi në rrjetet sociale, duke përcjellë mesazhin e fundit lamtumirës.
Përmes një fotografie të shpërndarë në profilin e tij në Instagram, ai ka shprehur trishtimin e thellë për këtë humbje të parakohshme, duke kujtuar të riun me fjalë prekëse dhe lutje për shpirtin e tij.
"Sa e rëndë të thuhet lamtumirë kur duhej ende të jetoje. Prehu në paqe, shpirti yt u bëftë banor i Xhenetit. Allahu të mëshiroftë!", ka shkruar ndër të tjera familjari.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik mbrëmjen e së dielës në Pogragjë, ndërkohë që autoritetet e rendit janë vënë në lëvizje për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave. Ndërkaq, i dyshuari kryesor, babai i viktimës, vazhdon të jetë ende në kërkim nga policia.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: