Politikë
Pajtimi Geci-Mehmetaj: Gani Geci zbulon prapaskenat dhe dy deputetët që ndërmjetësuan marrëveshjen
Reklamë e Sponsorizuar
Konflikti i fundit në distancë mes gazetarit Lirim Mehmetaj dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, ka sjellë një reagim sqarues nga axha i ligjvënësit, Gani Geci, i cili ka risjellë në vëmendje një marrëveshje paqeje të arritur më parë mes dy familjeve.
Në një shkrim publik, Gani Geci ka treguar se tensionet e kaluara mes palëve janë mbyllur zyrtarisht falë angazhimit të dy personaliteteve politike, Anton Qunit dhe Fadil Hadergjonajt, të cilët kanë luajtur rolin e ndërmjetësit për të ulur gjakrat.
Sipas rrëfimit të tij, takimi pajtues është organizuar në ambientet e restorantit “Garden”. Aty janë mbledhur babai i gazetarit, Ismet Mehmetaj, vëllimi i tij Rinori, si dhe vetë Gani Geci.
Në këtë takim është arritur një dakordësi e plotë, ku të dyja familjet i kanë dhënë fjalën njëra-tjetrës se do t'i japin fund çdo përplasjeje publike, duke u zotuar se as Lirim Mehmetaj dhe as familjarët e Gecajve nuk do merren më me njëri-tjetrin përmes shkrimeve apo daljeve televizive.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: