Aktuale
Tragjedi në Bilisht: 82-vjeçarja humb jetën, gjendet e pajetë në një rezervuar pranë qytetit
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Bilishtit, ku një grua e moshuar është gjetur pa shenja jete. Sipas informacioneve paraprake nga terreni, 82-vjeçarja është konstatuar e mbytur brenda një rezervuari që ndodhet në periferi të qytetit.
Burimet bëjnë me dije se e moshuara vuante prej kohësh nga probleme të kujtesës, konkretisht sklerozë. Gjendja e saj emocionale ishte rënduar ndjeshëm gjithashtu pas humbjes së bashkëshortit dhe dy djemve të saj, duke kaluar periudha të vështira psikologjike.
Sipas të dhënave, ajo bashkëjetonte me djalin e saj të tretë, i cili fatkeqësisht ka qenë edhe personi që e ka pikasur trupin e pajetë të nënës së tij në ujërat e rezervuarit.
Ndërkohë, trupi i viktimës është transportuar drejt morgut të spitalit rajonal në Korçë për ekpertizën mjeko-ligjore. Autoritetet policore ndërkaq kanë nisur hetimet intensive për të zbardhur plotësisht dinamikën dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: