Aktuale
Reshjet e shiut përfshijnë vendin: Tetova prijëse me sasinë më të madhe, temperatura minimale shënohet në Kodrën e Diellit
Reklamë e Sponsorizuar
Gjatë 24 orëve të fundit, territori i vendit është përfshirë nga reshje shiu, ku sipas matjeve zyrtare, qyteti i Tetovës ka regjistruar sasinë më të lartë të reshjeve me 16 litra për metër katror, ndërsa menjëherë pas saj renditet Kriva Pallanka me 13 litra për metër katror.
Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, reshje janë shënuar edhe në rajone të tjera të vendit. Në stacionin e Petrovecit pranë Shkupit janë matur 11 litra për metër katror, në Zajçev Rid dhe Kodrën e Diellit nga 9 litra, kurse në Prilep, Krushevë, Kavadar dhe Demir Kapi reshjet kanë arritur në 7 litra për metër katror. Në Pretor, Strumicë dhe Pozharan janë regjistruar 6 litra, në Veles, Vinicë dhe Gevgjeli 5 litra, ndërsa në Shtip, Kumanovë dhe Mavrovë nga 4 litra për metër katror. Sasinë më të vogël e ka shënuar Gjurishta me vetëm 3 litra për metër katror.
Sa i takon kushteve termike, mëngjesi i sotëm është karakterizuar me mot të ftohtë, veçanërisht në zonat malore. Regjistrimi i temperaturës më të ulët është shënuar në Kodrën e Diellit, ku termometri ka rënë deri në 4 gradë Celsius.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: