Aktuale
Takimi Shiroka-Pula – Malaj: Kosova dhe Shqipëria përforcuan thirrjen për bashkëpunim të ngushtë dhe mbështetje të ndërsjellë
Reklamë e Sponsorizuar
Kreu i shtetit të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, zhvilloi një takim zyrtar këtë të martë me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Petrit Malaj.
Diplomati shqiptar i përcolli urimet më të sinqerta Presidentes për marrjen e detyrës së re, duke shprehur besimin se periudha e ardhshme do të shënojë një intensifikim të ndjeshëm të partneritetit dypalësh mes dy vendeve.
Gjatë bisedës, Presidentja Shiroka-Pula vuri theksin te domosdoshmëria që Kosova dhe Shqipëria të vijojnë rrugëtimin e tyre në harmoni të plotë dhe të jenë krah njëra-tjetrës në çdo sfidë.
Veç kësaj, ajo bëri të aqtë se krahas ngushtimit të bashkëpunimit në diplomaci, Prishtina llogarit në një mbështetje vendimtare nga Tirana sa i përket integrimit euroatlantik dhe procesit të anëtarësimit në mekanizmat ndërkombëtarë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: