Aktuale
Reflektim urgjent: Thirrje për t'i dhënë fund dhunës dhe absurditetit shoqëror
Reklamë e Sponsorizuar
Jemi dëshmitarë të skenave më të rënda të absurditetit, të mbushura me krime, kërcënime, linçime, gjak e varre, si dhe me hakmarrje e teka që na prangosin duart dhe këmbët, duke na bërë të skuqemi nga turpi kur përballemi me pasqyrën.
Është koha t'i kthehemi arsyes dhe ndërgjegjes sonë të lëkundur për t'i dhënë fund këtij zakoni të shëmtuar, duke mos ia nxjerrë më sytë njëri-tjetrit.
Si mund të shpjegohet kjo çmenduri kolektive? Babai vret djalin e djali nënën, burri gruan, vëllai vëllain, shoku shokun dhe miku mikun.
Kemi rënë në një verbëri shpirtërore dhe çmenduri, duke u shndërruar pa vetëdije në armën më të fortë të armikut tonë.
Ky është një ves i mbrapshtë dhe i ndyrë, një histori shekullore ku shqiptarët fatkeqësisht i kanë nxjerrë sytë njeri-tjetrit.
Këtij lëmshi të ngatërruar ndër vite nuk i është gjetur kurrë filli i zgjidhjes.
Mjaft më me vrasje! Mjaft më me varre! Mjaft më me urrejtje, dhunë dhe hakmarrje!
Kjo çmenduri, ky mjerim dhe ky gjakderdhje mes nesh duhet të marrë fund një orë e më parë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: