Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Përjashtimi dy-mujor nga Kuvendi, Klevis Balliu ironizon vendimin: Sot mësova se veza qenka lëndë piroteknike

Redaksia Lajmetereja • 12-10-2026 09:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Përjashtimi dy-mujor nga Kuvendi, Klevis Balliu ironizon vendimin: Sot mësova se veza qenka lëndë piroteknike
Pas vendimit për e tij përjashtim me 60 ditë nga punimet e seancave plenare, deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka dalë në një deklaratë për mediat jashtë dyerve të Kuvendit, ku ka komentuar masën e marrë ndaj tij. Me një ton ironik, ligjvënësi demokrat u shpreh se ky vendim i Sekretariatit i Etikës i ka rezervuar një risi, pasi sipas tij, sot ka kuptuar për herë të parë se veza mund të konsiderohet si lëndë piroteknike. Balliu: E para ndodh vetëm prej urdhrit të sugar dady të Gys Agasit shokut Edvin. Nuk ka rregullore që përjashton deputetët për 2 muaj. Hera e parë që morëm vesh se veza qenka lëndë piroteknike. Jo se e bën veza. Veza nuk është lëndë piroteknike në mendimin tim. Shishja e parë lëshohet nga PS. Nuk ka njeri nga PS që të merret masë prej tij. Neve na kërkohet përjashtimi për 2 muaj. Kemi ofenduar Niko Peleshin. Çfarë e kemi ofenduar? Ministrat e tjera? As nuk e di kush janë aty. Aty është vetëm Edi Rama. Minimalisht të na kursenin idiotësirat dhe të thonin të vërtetën se sugar daddy i Gys Agasit na ka urdhëruar. Masë disiplinore ndaj deputetit erdhi si pasojë e zhvillimeve të tensionuara gjatë seancës parlamentare të enjten, ku u votua reforma territoriale në praninë e Kryeministrit Edi Rama, ndërkohë që ligjvënësit e opozitës tentuan ta qëllonin atë me shishe uji dhe vezë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar