Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Barcelona zbarkon në Stamboll pa Raphinhan, Flick konfirmon bazën e skuadrës për sfidën evropiane

Redaksia Lajmetereja • 12-10-2026 09:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Barcelona zbarkon në Stamboll pa Raphinhan, Flick konfirmon bazën e skuadrës për sfidën evropiane
Barcelona është gati për sfidën e radhës në Ligën e Kampioneve, ku do të përballet mbrëmjen e së martës në Stamboll kundër Galatasarayit. Trajneri Hansi Flick do t'i duhet të bëjë llogaritë pa shërbimet e Raphinhas, i cili ka mbetur në Spanjë së bashku me Frenkie De Jong për të vijuar procesin e rikuperimit nga dëmtimet. Krahas tyre, në listën e udhëtimit nuk janë përfshirë as Andreas Christensen dhe Roony Bardghji, të cilët gjithashtu po trajtohen për probleme fizike. Për pjesën tjetër të grupit, tekniku gjerman ka besuar te bërthama e zakonshme e lojtarëve. Pau Cubarsi, i cili nuk u aktivizua në fundjavë ndaj Getafes, pritet ta nisë nga minuta e parë në tokën turke. Ndërkohë, Pedri – i cili u la në stol në ndeshjen e fundit kampionale – dhe Fermin Lopez, një nga lojtarët më produktivë të këtij fillimi sezoni, janë favoritë për të përbërë repartin e mesfushës së bashku me Rodrin. Në repartin ofensiv, vendi i Lamine Yamal në formacion është i sigurt, ndërsa Gabriel Jesus pritet të udhëheqë sërish sulmin si qendërsulmues. Për krahun e majtë, trajneri Hansi Flick po mban në balotazh dy opsione, Karim Adeyemi dhe Anthony Gordon, për të vendosur titullarin që do të zbresë në fushë nga minuta e parë. Lista e plotë me 22 futbollistët e grumbulluar nga stafi teknik për këtë përballje të rëndësishme evropiane përbëhet nga: Joan García, Szczesny, Livakovic, Koundé, Eric, Cubarsí, Cancelo, Balde, Gerard, Espart, Fariñas, Gavi, Pedri, Olmo, Bernal, Rodri, Fermín, Lamine, Gabriel, Gordon, Adeyemi dhe Hamza.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar