Botë
Bill Clinton lëshon akuza të forta: Standarde të dyfishta dhe përdorim politik i institucioneve në SHBA
Reklamë e Sponsorizuar
Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka ngritur akuza të rënda ndaj autoriteteve në Shtetet e Bashkuara, duke aluduar për aplikimin e standardeve të dyfishta dhe keqpërdorim të institucioneve shtetërore për agjenda politike.
Gjatë prononcimit të tij, Clinton u shpreh se strukturat shtetërore kanë vendosur "një standard për veten e tyre dhe një tjetër për të gjithë qytetarët e tjerë".
Sipas vlerësimit të tij, mekanizmat qeveritarë po shfrytëzohen si mjet për "realizimin e qëllimeve personale, goditjen e rivalëve politikë dhe shtypjen e lirisë së shprehjes".
Këto deklarata të bujshme vijnë në një periudhë kur skena politike amerikane po zien nga polemikat rreth mënyrës se si po operojnë institucionet shtetërore dhe si po trajtohen figurat opozitare.
Megjithatë, ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk ka përmendur ndonjë rast specifik për të mbështetur akuzat e bëra publike.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: