Kronikë
Tragjedia në Gjilan: Policia zbulon detaje të reja dhe sekuestron armët në vendin ku dyshohet se babai vrau të birin
Reklamë e Sponsorizuar
Policia e Kosovës ka bërë publike detajet e para lidhur me krimin e rondë që tronditi mbrëmjen e kaluar fshatin Pogragjë të Gjilanit, ku dyshohet se një baba i ka marrë jetën djalit të tij.
Bazuar në raportin zyrtar 24-orësh të autoriteteve policore, gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar armë të ndryshme dhe sasi municioni.
“Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një pushkë gjuetie, një pushkë zjarri M48, një pistoletë pa karikator, 68 fishekë, si dhe katër gëzhoja”, specifikohet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Ndërkohë, personi i dyshuar për këtë ngjarje tragjike vazhdon të jetë në arrati, ndërsa forcat e rendit janë vënë në ndjekje të tij për ta kapur sa më parë.
Lidhur me rastin, nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për t'i nënshtruar obduksionit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: