Kronikë
Tragjedi në Durrës: 28-vjeçari nga Filipinet humb jetën nga rryma elektrike në det
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit këtë të shtunë, ku një i ri i huaj ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në punë.
Burimet zyrtare të policisë bëjnë me dije se viktima është shtetasi 28-vjeçar nga Filipinet, me inicialet A. R., i cili ka qenë duke kryer punime në një varkë.
Incidenti fatal ka ndodhur rreth orës 12:20, në lagjen nr. 1 të qytetit bregdetar. I riu, i cili punonte për llogari të një subjekti privat, po përdorte një pompë uji për të pastruar mjetin lundrues kur është goditur nga rryma elektrike.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e rendit dhe grupi i posaçëm hetimor, të cilët po punojnë intesivisht për të zbardhur plotësisht dinamikën dhe rrethanat e kësaj tragjedie.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: