Botë
Zërat për rikthimin te BDI, reagon ashpër nga SHBA bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti
Reklamë e Sponsorizuar
Bashkëkryetari i koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, ka thyer heshtjen lidhur me zërat dhe aludimet e fundit rreth një rikthimi të mundshëm në radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim.
Aktualisht duke zhvilluar një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mexhiti ka bërë të qartë se mbetet tërësisht i përkushtuar ndaj misionit politik që ka nisur nën siglën e VLEN-it.
Duke iu referuar deklaratave të fundit që vijnë nga kampi i BDI-së, ai i ka cilësuar ato si llogaritje politike që nuk mund të cënojnë aspak rrugëtimin apo idealin e tij.
Përmes një mesazhi drejtuar mbështetësve të tij, Mexhiti ka theksuar se çdo vendim në karrierën e tij është marrë gjithmonë në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët dhe bashkëudhëtarët e kauzës:
“Të dashur bashkëudhëtarë të rrugëtimit tonë, Siç e dini, vendimet gjithmonë i kam marrë bashkë me Ju. Çdo vendim, sado i thjeshtë apo i vështirë, e kemi diskutuar gjërë e gjatë dhe në fund së bashku kemi vendosur. Kur kemi vendosur, unë dhe Ju, i kemi qëndruar me fanatizëm deri në fund çdo beteje, i kemi qëndruar besnik parimeve dhe qëndrimeve tona! Spekulimet nuk mund të përcaktojnë rrugën tonë të përbashkët. Le të flasin. Le të shkruajnë. Le të kalkulojnë. Ne kemi para vetes kauzën tonë. Sepse ia VLEN të punojmë me vendosmëri për një qëllim të vetëm: të bëjmë më të mirën për qytetarët. Rrini rahat! Nga Amerika e lirisë, përzemërsisht, Izeti!”, ka shkruar ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: