Kronikë
Gjirokastër: Automjeti përplas 78-vjeçaren, ja në çfarë gjendje ndodhet e moshuara
Reklamë e Sponsorizuar
Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë ditës së sotme në qytetin e Gjirokastrës, ku një këmbësore ka mbetur e lënduar pasi është goditur nga një automjet. Ngjarja është regjistruar në zonën e njohur si “Postblloku”, pranë lagjes “Punëtori”.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet e fjalë për një makinë të tipit “Toyota”, e cila po qarkullonte në drejtimin nga Zona Muzeale drejt Urës së Lumit. Mjeti ka përplasur 78-vjeçaren Violeta Selfo, ndërkohë që kjo e fundit ishte duke kaluar rrugën.
Menjëherë pas ngjarjes, e moshuara është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Gjirokastrës, ku po i nënshtrohet trajtimit mjekësor për të marrë ndihmën e nevojshme shëndetësore.
Ndërkohë, efektivët e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë intesivisht për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota se si ka ndodhur ky aksident.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: