Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Projektligji i PDK-ja për Specialen nën lupën e Drejtësisë, Gërvalla jep detajet e para

Redaksia Lajmetereja • 26-09-2026 13:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Projektligji i PDK-ja për Specialen nën lupën e Drejtësisë, Gërvalla jep detajet e para
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se ekspertët e dikasterit që ajo udhëheq po kryejnë një analizë të detajuar të Projektligjit të propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) lidhur me Dhomat e Specializuara, dokument i cili më pas do të përcillet në Qeveri me qëndrimin zyrtar përkatës. “Sot Kosova është shtet i pavarur. Sfidat me të cilat përballemi këto ditë kërkojnë bashkërendim të të gjithë neve për çështje që kanë të bëjnë me shtetin, Kushtetutshmërinë dhe historinë e të ardhmes tonë të përbashkët. Shumica e gjërave që lidhen me Dhomat e Specializuara janë çështje të ekspertizës së lartë. Nevojitet kujdes i madh që të mos bëjmë gabime. Në Ministrinë e Drejtësisë janë ekspertët që po e analizojnë edhe Projektligjin e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës. Kur ta kemi gati do t’ia dërgojmë Qeverisë opinionin tonë. Nuk do ta vonojmë, shpejt do ta dërgojmë. As nuk duam të nxitohemi e ta paguajmë me gabime të papranueshme. Më shumë se për fjalë, kemi nevojë për bashkërendim, analizë e ekspertizë me qëllim që në fund të fitojë drejtësia“, u shpreh ajo. Këto deklarata ministrja Gërvalla i ka bërë gjatë një konference për media, ku ka theksuar rëndësinë e maturisë institucionale dhe bashkërendimit të veprimeve në tema kaq të ndjeshme për vendin.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar