Sport
Goditje në merkato, Partizani vishë të kuq mesfushorin Sebastjan Spahiu
Reklamë e Sponsorizuar
Klubi i Partizanit ka zyrtarizuar afrimin e bujshëm të mesfushorit ofensiv Sebastjan Spahiu, i cili i është bashkuar “demave të kuq” pas një marrëveshjeje të arritur për dy sezone, me opsion zgjatjeje edhe për një vit tjetër.
Futbollisti 26-vjeçar rikthehet në kampionatin shqiptar pas periudhës së fundit që kaloi në radhët e Shkëndijës së Tetovës, skuadër me të cilën pati mundësinë të luante edhe në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, duke fituar një eksperiencë të rëndësishme ndërkombëtare.
Në të kaluarën, lojtari me origjinë nga Shkodra ka lënë gjurmë në elitën e futbollit tonë, ku është aktivizuar me sukses për ekipet e Laçit dhe Egnatias, ndërsa ky transferim u finalizua edhe falë kontributit dhe angazhimit të veçantë të ish-sulmuesit të njohur, Xhevahir Sukaj.
Prezantimi zyrtar i lojtarit u krye nga vetë presidenti i klubit, Gazment Demi, i cili i uroi mirëseardhjen në ambientet e klubit kryeqytetas, ku Spahiu synon të lerë sërish shenjë me paraqitjet e tij në fushën e blertë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: