Kronikë
Kërcënonte të moshuarin për t'i zhvatur para/ Arrestohet 41-vjeçari me precedentë penalë në Fier, zbardhet emri
Reklamë e Sponsorizuar
Efektivët e Policisë së Fierit kanë arrestuar një 41-vjeçar nga Vlora, i cili akuzohet se ka ushtruar presion dhe kërcënime të vazhdueshme ndaj një të moshuari 73-vjeçar me qëllim përfitimin e paligjshëm të një shume monetare.
Nga veprimet hetimore rezulton se i arrestuari, i identifikuar si Ilir Sherifaj, pretendonte se djali i 73-vjeçarit i kishte një borxh financiar. I dyshuari nuk është një emër i panjohur për strukturat e rendit, pasi ka precedentë të mëparshëm penalë për krime kundër personit.
Lokalizimi dhe prangosja e Sherifajt u realizuan pas kallëzimit të bërë nga vetë i moshuari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Pasurisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier zhvilluan hetime me metoda speciale, duke bërë të mundur dokumentimin e plotë të veprimtarisë së tij të kundërligjshme.
Materialet procedurale i janë referuar tashmë Prokurorisë së Fierit për konsumim të veprës penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, ku pritet të merren masat e mëtejshme ligjore.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: