Kronikë
Tragjedia në Gjilan: Përfundon operacioni për të mbijetuarin e plagosur me armë, flitet për gjendjen e tij
Reklamë e Sponsorizuar
Ka përfunduar me sukses ndërhyrja kirurgjike për personin e plagosur me armë zjarri, i cili ishte sjellë për trajtim mjekësor në spital pas ngjarjes së rëndë. Bëhet fjalë për një pacient të lindur në vitin 1978, gjendja shëndetësore e të cilit vazhdon të mbetet kritike, por nën kontroll.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës, Naser Syla, i cili ka shpjeguar se pas kryerjes së ekzaminimeve të nevojshme mjekësore, i dëmtuari është transferuar menjëherë në sallën e operacionit.
Për shkak të natyrës së plagëve, në këtë ndërhyrje janë angazhuar ekipet kujdestare të kirurgjisë abdominale, urologjisë dhe ato të anestezionit, të cilët kanë bërë përpjekje maksimale për stabilizimin e tij.
“Është përfunduar ndërhyrja kirurgjike, gjendja e pacientit e rëndë, por stabile. Vazhdon trajtimin në MIQ”, ka deklaruar Syla.
Kujtojmë se kjo ngjarje tragjike ndodhi të premten në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri humbën jetën dy persona rreth të 30-tave, një burrë dhe një grua, ndërsa mbeti i plagosur personi që tani po merr ndihmën mjekësore.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: