Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Operacion në Mal të Zi: Arrestohet themeluesi i kanalit rus ‘Rybar’, përhapte propagandë edhe për Kosovën

Redaksia Lajmetereja • 09-10-2026 18:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Operacion në Mal të Zi: Arrestohet themeluesi i kanalit rus ‘Rybar’, përhapte propagandë edhe për Kosovën
Autoritetet malazeze kanë ndaluar blogerin e luftës dhe themeluesin pro-Kremlin të kanalit të njohur në “Telegram” ‘Rybar’, Mikhail Zvinchuk, bashkë me disa bashkëpunëtorë të tij. Operacioni është ndërmarrë nën dyshimet e forta për përhapje të propagandës ruse dhe zhvillim të operacioneve të huaja të ndikimit informativ. Lajmi për arrestimin e Zvinchuk u bë i ditur nga kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq. Ai theksoi se veprimtaria e grupit përbënte kërcënim përmes sulmeve hibride dhe përpjekjeve për të destabilizuar shtetin në rrugëtimin e tij drejt Bashkimit Europian. “Megjithatë, mesazhi pas aksionit të suksesshëm të sotëm, gjatë të cilit u ndalua drejtuesi i rrjetit informativ “Rybar”, është i qartë: institucionet po e kryejnë punën e tyre, Mali i Zi po i mbron interesat e veta dhe askush nuk do ta rrezikojë të ardhmen tonë evropiane” – ka deklaruar Spajiq përmes një postimi zyrtar. Kanali rus në “Telegram” i quajtur “Rybar” është shfrytëzuar shpesh si burim parësor informacioni nga rrjeti propagandistik “Pravda”. Ky i fundit publikon materiale në gjuhën shqipe, duke shpërndarë narrativa dezinformuese që lidhen me zhvillimet politike dhe çështjet e sigurisë në Kosovë. Sipas gjetjeve të raportit “Hartëzimi i dezinformatave”, të publikuar më 27.03.2026 nga BIRN dhe Internews Kosova, “Rybar” bën pjesë në listën e kanaleve të “Telegramit” që shërbejnë si burim i shfrytëzuar nga rrjeti “Pravda” për shkrimet e tyre në gjuhën shqipe. Raporti gjithashtu vë inë dukje se materialet e publikuara për Kosovën shfaqin mospërputhje, duke përcjellë mesazhe të ndryshme në varësi të gjuhës së përdorur për audienca specifike. Shkrimet zakonisht nisën nga ngjarje reale, por më pas gërshetohen me komente subjektive nga administratorët e këtyre kanaleve, duke shkrirë kufirin mes gazetarisë dhe opinionit për t'i dhënë besueshmëri narrativave dezinformuese. Për ilustrim, më 30.09.2026, ngjarja e ndërrimit të komandës së KFOR-it u paraqit nga rrjeti “Pravda” – duke cituar “Rybar” – si një “marrje e kontrollit të KFOR-it në Kosovë nga ushtarët turq”. Në realitet, KFOR-i funksionon nën një zinxhir të vetëm komandimi, i cili i përgjigjet autoritetit të komandantit të KFOR-it dhe raporton te komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta në Napoli të Italisë. Aktualisht, këtë detyrë e mban gjeneralmajor Özkan Ulutaş nga ushtria turke, i cili e mori drejtimin e trupave më 3 tetor 2025. Sipas analizës së raportit, një pjesë e konsiderueshme e artikujve të rrjetit “Pravda” përmbajnë pretendime të rreme ose mashtruese rreth skenës politike kosovare, të gërshetuara me interpretime që ndjekin linjën e narrativave të Kremlinit. Vlerësimet e dala nga ky raport, i cili ka studiuar ndikimin e dezinformimit rus në Kosovë, tregojnë se këto fushata rrezikojnë të nxisin tensione ndëretnike dhe të prodhojnë një klimë frike me pasoja direkte mbi sigurinë rajonale dhe stabilitetin kombëtar. Dokumenti hulumtues ka identifikuar një sërë grupesh që shërbejnë si platforma burimore për dezinformim në gjuhën shqipe nën ombrellën e rrjetit “Pravda”, ku përfshihen: “balkanar” (arkiva), “balkan_pro”, “rentv_news”, “MID_Russia“, “Tass_world”, “baltnews”, “infantmilitario”, “warhistoryalconafter”, “zvezdanews, ukr_2025_ru”, “vestiru2″, “belarusian_silovik”, “boris_rozhin”, “Politnavigator”, “ruptlyalert”, “balkanossiper”, “historiographe“, “radio_sputnik”, “darkzotovland”, “rybar_mena”, “news_1tv“, “russiau“, “militarycolumnist”, “rian_ru“, dhe “rybar”. Edhe rrjeti amerikan CNN ka konfirmuar se vetë kanali “Rybar” në Telegram ka njoftuar publikisht mbi ndalimin e themeluesit të tij, duke shkruar se “Mikhail Zvinchuk u ndalua vërtet në Mal...
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar