Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Faturë e kripur për Manchester Cityn: Katër gjigantë të Premierligës rrezikojnë t'i kërkojnë mbi 200 milionë funte dëmshpërblim

Redaksia Lajmetereja • 26-09-2026 11:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Faturë e kripur për Manchester Cityn: Katër gjigantë të Premierligës rrezikojnë t'i kërkojnë mbi 200 milionë funte dëmshpërblim
Katër skuadrat elitare të kampionatit anglez kanë rezervuar zyrtarisht të drejtën për të nisur betejë ligjore kundër Manchester Cityt, pas përfundimit të procesit të bujshëm gjyqësor për çështjet financiare. Faturë e mundshme e kompensimit për kampionët e në fuqi llogaritet të kalojë shifrën e 200 milionë funteve. Bëhet fjalë për Arsenalit, Liverpoolin, Manchester Unitedin dhe Tottenhamin, të cilët kanë ndërmarrë hapat e nevojshëm burokratikë duke u bazuar te Seksioni W i rregullores së Premierligës. Këto veprime janë kryer në limitet e afatit të fundit ligjor, për të siguruar mbrojtjen e interesave të tyre financiare. Kërkesat për dëmshpërblim bazohen te dëmet e mundshme ekonomike që këto klube mund të kenë pësuar, duke përfshirë zhvlerësimin e të ardhurave nga renditja përfundimtare në tabelë dhe shpërblimet e lidhura me trofe apo pozicionimin në garë, në rast se provohet se shkeljet e konstatuara u kanë sjellë pabarazi në garë. Sipas informacioneve të siguruara, disa prej skuadrave të përfshira kishin angazhuar tashmë ekspertë ligjorë për të analizuar skenarin e kërkimit të kompensimit. Në krahun tjetër, drejtuesit e Manchester Cityt vazhdojnë të hedhin poshtë çdo akuzë për parregullsi dhe mbeten të vendosur për ta çuar çështjen në shkallët e tjera të apelimit për të rrëzuar vendimin.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar