Aktuale
Tragjedi në Gjilan: Dyshohet se burri ekzekuton bashkëshorten dhe një mik, plagosen tre të tjerë
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje e rëndë tronditi pasditen e së premtes fshatin Livoq të Gjilanit, ku dyshohet se një person ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij dhe një mik, si dhe ka lënë të plagosur tre persona të tjerë, sipas të dhënave paraprake nga terreni.
Sipas informacioneve të para, viktima dyshohet të jetë nga familja Bogujevci me banim në fshatin Livoq, ndërsa i dyshuari për krimin thuhet se i përket familjes Ramushi nga Llashtica.
Edhe pse ende mungon një konfirmim zyrtar, dyshimet e para sugjerojnë se tragjedia mund të ketë ndodhur si pasojë e konflikteve familjare dhe kërkesës për shkurorëzim.
Forca të shumta të Policisë së Kosovës kanë zbarkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po merren intensivisht me zbardhjen e rrethanave të këtij incidenti të rëndë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i kontaktuar nga redaksia, ka bërë të ditur se shumë shpejt do të dalë me një deklaratë zyrtare për të sqaruar detajet e ngjarjes.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: