Kronikë
Ngjarje tragjike në Gjilan: Dy persona humbin jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri
Reklamë e Sponsorizuar
Një krim i rëndë ka tronditur vendin gjatë mesditës së sotme, ku paraprakisht raportohet për dy viktima në fshatin Livoç i Ulët të Komunës së Gjilanit. Si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrit, jetën kanë humbur një grua dhe një person tjetër.
Sipas të dhënave të para nga terreni, dyshohet se viktima femër është ekzekutuar me armë zjarri teksa po ndodhej brenda një automjeti.
Menjëherë pas marrjes së informacionit, forcat e rendit të Policisë së Kosovës dhe ekipet mjekësore të emergjencës janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të menaxhuar situatën dhe për të ndërmarrë hapat e nevojshëm hetimor.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: