Sport
Tri pikë me peshë për Ballkanin në Podujevë, triumfon ndaj Llapit në Superligë
Reklamë e Sponsorizuar
Ballkani ka siguruar një fitore tejet të rëndësishme si mysafir, duke mposhtur Llapin me rezultat minimal 1:0, në takimin e vlefshëm për javën e tetë në Superligën e Kosovës në futboll.
Ekipi nga Suhareka triumfojë në stadiumin “Zahir Pajaziti”, në ndeshjen e parë pas kthimit nga ndërprerja për shkak të angazhimeve të kombëtareve.
Fractioni i parë i lojës u karakterizua me një lojë të barabartë, ku palët bënë përpjekje për të gjetur rrugën drejt golit, por pa sukses në konkretizim. Si pasojë, skuadrat u drejtuan për në dhomat e zhveshjes me rrjeta të paprekura.
Intensiteti i ndeshjes u ngrit ndjeshëm në fraksionin e dytë, me aksione më të shpeshta nga të dyja kampet. Megjithatë, epërsia i takoi skuadrës së Ballkanit, e cila shfrytëzoi një nga rastet e shënimit.
Momenti vendimtar i takimit u regjistrua në minutën e 60-të, kur Albin Berisha gjeti rrugën e rrjetës për t'i dhënë avantazhin prej 0:1 ekipit udhëtimor. Pavarësisht tentativave të Llapit deri në fund të sfidës, vendasit nuk arritën të ndryshonin fatin e ndeshjes.
Falë këtij triumfi, Ballkani ngjitet në shkallën e tretë të tabelës me 13 pikë të arkëtuara, derisa Llapi vijon të mbetet në pozitën e parafundit, përkatësisht në vendin e nëntë, me vetëm tri pikë në llogari.
Në xhiron e radhës, Ballkani do të jetë nikoqir i Dritës para tifozëve të vet, ndërsa Llapi do të udhëtojë për të kërkuar pikët e radhës kundër Feronikelit ’74.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: