Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Lajm i mirë për qytetarët: E hëna sjell fundjavë të zgjatur dhe ditë pushimi

Redaksia Lajmetereja • 09-10-2026 13:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Lajm i mirë për qytetarët: E hëna sjell fundjavë të zgjatur dhe ditë pushimi
Për të gjithë qytetarët, kjo fundjavë do të shoqërohet me një ditë shtesë relaksi, duke krijuar kështu një mundësi ideale për pushim. Më konkretisht, dita e hënë, 12 tetor, do të jetë jo pune për shkak të shënimit të 11 Tetorit, që përkon me Ditën e Kryengritjes Popullore. Megjithatë, ky nuk do të jetë i vetmi pushim zyrtar për këtë muaj. Brenda muajit tetor, qytetarët do të kenë edhe një tjetër ditë pushimi, pikërisht më 23 tetor, e cila shënon Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase dhe kësaj radhe bie ditë e premte. Në anën tjetër, ky kalendar festash vjen në një kohë kur Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar nismën për të dorëzuar propozime ligjore që synojnë shkurtimin e numrit të ditëve të festave zyrtare, një ide kjo e cila tashmë ka hasur në kundërshtimin e disa subjekteve politike në vend.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar