Aktuale
Ndahet nga jetë në moshën 54-vjeçare ish-luftëtari i UÇK-së dhe zyrtari i lartë i FSK-së, Ali Qerim Ngucati
Reklamë e Sponsorizuar
Pas një beteje me një sëmundje të rëndë, është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare Ali Qerim Ngucati, ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i Trupave të Mbrojtjes dhe i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ai shërbente si zyrtar i lartë, i sistemuar në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Me rastin e këtij lajmi të hidhur, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes, miqve, shokëve, si dhe gjithë bashkëluftëtarëve e bashkëpunëtorëve në FSK. Ai ka vlerësuar lart angazhimin dhe kontributin e dhënë prej tij, duke theksuar se Ngucati i ka shërbyer atdheut me nder dhe dinjitet përgjatë të gjitha periudhave.
Sipas njoftimit zyrtar nga forcat e sigurisë, detajet lidhur me ceremoninë e varrimit dhe orarin e homazheve do të bëhen të ditura për publikun gjatë orëve në vijim.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: