Sport
Tragjedi në Riad: Dy sulme godasin aeroportin ndërkombëtar, humbin jetën tre shtetas sauditë
Reklamë e Sponsorizuar
Tri viktima dhe disa të plagosur është bilanci tragjik i dy sulmeve të njëpasnjëshme që kanë tronditur Aeroportin Ndërkombëtar “King Khalid” në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga Autoriteti i Aviacionit Civil të këtij vendi.
Sipas autoriteteve kompetente, personat e lënduar i përkasin kombësive të ndryshme dhe janë transportuar menjëherë në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në njoftimin e autoritetit saudit të transportit ajror saktësohet se sulmi i parë ka pasur për objektiv infrastrukturën e aeroportit, ndërkohë që goditja e dytë është drejtuar ndaj një aeroplani që i përkiste kompanisë “Saudi Airlines”.
Për shkak të kësaj situate emergjente, autoritetet kanë marrë vendim që të pezullojnë përkohësisht të gjitha operacionet e fluturimit në këtë aeroport.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: